Kryetari i degës së ASH-së në Butel të Shkupit, Vullnet Selimi ka bërë thirrje për unitet në ASH-së, duke lënë armiqësitë.
Ai këtë letër publike ia ka drejtuar Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. Ja postimi i plotë:
“MIQËSIA! Edhe miqtë ndonjëher mund të gjenden në debate të ashpra!
Megjithatë miqtë e vërtetë me lidhje të thella,nuk mund të qëndrojn të ndarë dhe të armiqësuar.
Miqët e vërtetë duhet lën egon dhe mosmarveshjet, të përqafojn njëri-tjetrin dhe të vazhdojn ashtu sic kanë qenë.
Pavarësisht se cili është shkaku i një mosmarveshje apo thjesht një grindjeje, më të mirët janë ata që bëjnë një hap prapa!
Është e rëndësishme të shpëtohet një shoqëri e vjetër,dhe të parandalohet që ajo të shpërbëhet!
KËRKESË NGA AKTIVISTËt ZEMËRTHYER TË ASH-së:
Bëjmë thirje,dhe lutje,deri te dy figurat kyqe të Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari dhe Ziadin Sela. Për hirë tonin,tejkaloni dallimet dhe bëhuni bashkë. Shëroni zemrat e thyera të aktivistëve dhe filloni nga e para”, ka shkruar Selimi.