Ballina Aktualitet Propozimi për shkarkimin e Aliut dhe Mexhitit, Kuvendi: Seanca mbahet nesër

Propozimi për shkarkimin e Aliut dhe Mexhitit, Kuvendi: Seanca mbahet nesër

Nga Kuvendi njoftojnë se kanë pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por edhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, përcjell TV21. Seanca mbi këtë propozim është caktuar për ditën e nesërme.

“Materiali nga Qeveria është marrë, shërbimet janë duke e shqyrtuar dhe më pas do t’u dërgohet të gjithë deputetëve. Për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të debatohet në seancën e radhës të Kuvendit, pra nesër, e premte, 09.02.2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./tv21.tv

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se në rast se Qeveria propozon deri te Kuvendi shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe atij të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, grupi parlamentar i LSDM-së do të votojë në përputhje me qëndrimin e Qeverisë dhe të deputetëve të ASH-së, shkruan TV21.

LEXO EDHE:

Zhvillimet dramatike brenda Aleancës për Shqiptarët/Mexhiti: Sonte në Kumanovë do të mbajmë edhe Kuvendin e ASH-së/Qeveria dorëzoi në Kuvend propozimin për shkarkimin e Aliut dhe Mexhitit/Lloga në Euronews: Taravari përçau Aleancën për Shqiptarët (VIDEO+FOTO)