Ky vit shënon 145 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Greqisë dhe Qirjako Micotaqis ka zhvilluar një vizitë në Beograd për t’u takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Në konferencën me gazetarët, Vuçiç tha se ka pasur një bisedë të hapur, të sinqertë dhe miqësore me kryeministrin Mitsotaqis për shumë çështje të rëndësishme. “Mësova shumë prej tij”, tha Vuçiq, duke thënë se “ka dëgjuar atë që Serbia nuk e dëgjon sepse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian”.
“Lindi pyetja nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e BE-së. I thashë Mitsotaqis pa mëdyshje se Serbia është e vendosur të vazhdojë dhe përshpejtojë rrugën e saj evropiane, se ne i jemi mirënjohës Greqisë për atë mbështetje dhe se ajo nuk është vetëm një fjali formale që politikanët e shqiptojnë si postier, por që është me rëndësi thelbësore për vendin tonë”, tha Vuçiç.
“Por thashë gjithashtu se e kuptoj që në Evropë nuk janë gjithmonë të kënaqur me të gjitha lëvizjet tona, por edhe në Evropë duhet të kuptojnë se presim edhe sinjale të qarta për të mbështetur Serbinë në rrugën e saj”, ka theksuar Vuçiç.
Presidenti i Serbisë vuri në dukje se Greqia është një nga mbështetësit më domethënës dhe të sinqertë të Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe vuri në dukje se gjatë bisedës u ngrit pyetja nëse Serbia ka ndonjë alternativë tjetër, ndonjë rrugë tjetër dhe nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë të BE-së, por edhe nëse Evropa që Serbia të jetë pjesë e BE-së.
Kryeministri grek Qirjako Micotaqis tha duke iu drejtuar mediave se sa herë që qëndron në Beograd ndihet si në shtëpinë e tij. Ai ka falënderuar për bisedimet me presidentin e Serbisë, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është duke u përmirësuar.
“Vështrimi ynë është gjithmonë i drejtuar nga e ardhmja, drejt paqes dhe prosperitetit, si në Greqi ashtu edhe në Evropë, dhe është vendosmëria jonë për të bashkëpunuar në fushat tona. Nuk është rastësi që sot jam në Beograd. Erdha me katër ministra dhe një komunitet i madh biznesi”, tha Mitsotaqis.
Ai shtoi se vendi i tij mbështet investimet evropiane në Ballkanin Perëndimor, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u anëtarësuar në Union, pas së cilës ai renditi të gjithë sektorët në të cilët Serbia dhe Greqia zhvillojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ai gjithashtu theksoi se Greqia do të qëndrojë pranë Serbisë dhe të gjitha përpjekjeve të saj në rrugën drejt BE-së.
Ai përmendi edhe qëndrimin e vendit të tij për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, duke thënë: “Ne nuk po e ndryshojmë qëndrimin tonë për Kosovën. Dialogu është mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve dhe arritja e një marrëveshjeje do të ndihmonte stabilitetin në rajon”.
Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Greqisë do të kenë një fjalim në forumin e biznesit serbo-grek, ku zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Konstantinos Fragojanis dhe ai i Financave i Serbisë, Sinisa Mali do të mbajnë nga një fjalim.