Rizgjedhja e Presidentit amerikan Joe Biden nuk shihet nga të gjithë si një nga mundësitë më të larta për të ndodhur. Pasi shpesh sipas sondazheve Biden po përballet me një rënie të numrit mbështetësve të tij. Diskutimet kanë kaluar edhe tek mosha e Biden, duke e parë si një 81-vjeçar që vështirë se mund të përballojë debate të ashpra, shkruan CNN. Megjithatë ndryshe mund të thuhet për Kamala Harris.
Sipas CNN demokratët mund ta vendosin Harris në qendër gjatë fushatës presidenciale 2024.
Ajo jo vetëm që nuk shihet si pengesë, por edhe mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për të ndihmuar në sigurimin e një fitoreje në garën presidenciale.
“Ajo mund të jetë arma sekrete e partisë”, kështu shkruan më tej në artikullin e publikuar së fundmi në CNN.
Sipas një sondazhi të New York Times/ Siena College në nëntor Harris është renditur si më e populluara në krahasim me Biden. Me Harris duke bërë fushatë në krah të tij, Biden do ta ketë ndoshta sfidën pak më lehtë.
Parë nga ky këndvështrim Harris “ka ndryshuar” strukturën brenda partisë së saj dhe mes elektoratit. Shtrirja e saj do të jetë veçanërisht e rëndësishme mes votuesve të rinj.
Biden fitoi 60 % të votuesve nën 30 vjeç në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ky target do të jetë sërish i rëndësishëm për të arritur një fitore në 2024.
Një tjetër çështje me rëndësi është ajo e emigrantëve, një temë që ajo mund ta trajtojë drejtpërdrejt, pasi kujtojmë që në një takim të zhvilluar në kampus kolegjin në Flagstaff, Arizona, ajo përmendi përvojën e saj si një nënë emigrante. Mund të shihet si një frymëzim, një arsye që demokratët të festojnë, lloji i figurës që miliona njerëz mund të gjejnë veten. Megjithatë kritikët ndaj saj janë të shumë.
Demokratët duhet të përqafojnë atë që republikanët i trembeshin prej kohësh; “se kjo zëvendëspresidente nuk ka të bëjë vetëm me avancimin e interesave të politikbërjes së Uashingtonit. Por gjithashtu bëhet fjalë për të ardhmen e partisë”.