Ballina Kronika VIDEO/ Arrestohet Natasha e Sarandës, detyronte nipin e vogël të shante për...

VIDEO/ Arrestohet Natasha e Sarandës, detyronte nipin e vogël të shante për gifte në “TikTok”

Ky është momenti i arrestimit të Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulas.

Natasha dhe i biri janë prangosur, pasi akuzohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.

Natasha është kthyer në kryefjalë të këtij rrjeti social, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku djali 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcin me babin e tij, tanimë i arrestuar.

I mituri mësohet se kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës././vizionplus.tv/

Është finalizuar pas dy muajsh hetimi për dy shtetas, personazhe të botës virtuale të Tik Tok-ut, duke çuar në arrestimin e tyre, pasi janë kallëzuar se shfrytëzonin një 10-vjeçar për përfitime.

Dyshja e njohur e Tik Tok-ut, Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula, nënë e bir, shfrytëzonin djalin e mitur (i biri i Kumarakut dhe nip i Rombulës), me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast.

Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula.

Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre dy shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Show”.

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Albanianpost.com