Ballina Aktualitet Kujdes, mashtrues në Tetovë dhe Gostivar, policia tregon se si duhet të...

Kujdes, mashtrues në Tetovë dhe Gostivar, policia tregon se si duhet të veprojnë qytetarët

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera. SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porosive për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në këtë zonë janë raportuar gjithsej 11 mashtrime (TE-9 dhe GV-2), të cilat kryesisht janë zbardhur plotësisht dhe autorët janë zbuluar, gjegjësishtë janë identifikuar se kush janë, dhe do të rrumbullakohen me parashtresa përkatëse.

Video bonus:

Lajme nga kronika e zezë

Më 11 mars), rreth orës 16:00 në Stacionin Policor të Tetovës është paraqitur vetë 37 vjeçari D.M. nga Tetova, i cili në orën 13:50 ka qenë i raportuar nga personi D.M.(49) nga Tetova, se gjysmë ore më herët në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Sipas raportit, sulmit i ka paraprirë një debat paraprka verbal mes tyre. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Dje (11 mars), në ora 08:50 nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” në SPB Tetovë kanë raportuar se një i mitur nga Gostivari është sjellë për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, i mituri dhe babai i tij kanë qenë paraprakisht në një objekt në ndërtim në rrugën “Iljo Antevski Smok” në Gostivar dhe është lënduar në një send metalik. Në vendin ku kishte ndodhur lëndimi ekipi nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Mbrëmë (12 mars), dhjetra minuta pas mesnate në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë Jazhincë, në Vratnicë të Tetovës, vetura “Reno” me targa të Tetovës e drejtuar nga 34 vjeçari I.E. nga Dobroshti i Tetovës ka goditur ka goditur dhe ka vrarë një derr të egër. Në automjet nuk ka pasur persona të lënduar. Ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Pjestëarë të policisë të SPB-Tetovë, më 10 mars, rreth orës 13:00, në rrugën “163” në Tetovë, kanë ndaluar 25-vjeçarin A.J. nga Reçica e Vogël e Tetovës, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë një parashtresë përkatëse.
…..

Më 10 mars, nga ora 13:00 deri në ora 19:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë shqiptuar gjithsej 147 masa (TE-116 dhe GV-31). Në këtë aksion kontrollues janë zbuluar dhe sanksionuar 100 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-69 dhe GV-31) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Gjashtë prej tyre tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë (TE-5 dhe GV-1), 29 shoferë (TE-22 dhe GV-7) me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë, duke vënë në dukje se ndër automjetet që tejkaluan shpejtësinë kishte edhe katër autobusë për të cilët kishin tejkaluar limitin për atë kategori të pjesmarrësve në trafik. Përveç këtyre, 47 drejtues mjetesh (TE) janë sanksionuar për ngasje me shpejtësi të madhe në vnedbanim, prej të cilëve 5 kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar për 30 deri në 50 kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë shqiptuar gjoba nga 45 deri në 400 euro, ndërsa ata që kanë tejkaluar me shpejtësi më të madhe do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit. Në aksionin kontrollues janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-1).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të mos nxitojnë pa nevojë. Sepse shpejtësia është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve rrugore edhe këtë vit.

….
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, më 7 mars, rreth orës 22.00, në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 36-vjeçarin L.Z. nga ky fshat për arsye se gjatë kntrollit të kryer ndaj tij tek ai është gjet dhe konfiskuar kokainë. Gjithashtu, për shkak të dyshimit se buron nga një vepër penale “falsifikim”, nga ai përkohësisht është konfiskuar vetura “audi” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të cilën ai e drejtonte. Personi në fjalë është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.
……

Më 7 mars, në ora 13:40 pjestarët e policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, kanë arrestuar 38-vjeçarin F.A. nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër arest, në bazë të urdhërit gjyqësorë, për vuajtjen e dënimit me burg për vepër të kryer penale “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në qarkullimin e drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve” e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Menjëherë pas kësaj, ai u dorëzua në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.
…….

Brenda një aksioni kontrollues të kryer më 8 mars, 20 minuta pas mesnatës, në një objekt hotelierik në Zherovjan të Tetovës, pronë e 34-vjeçarit H.A. nga Bogovina e Tetovës, tek 40-vjeçarja A.D. nga Ohri, në çantën e saj është gjet dhe konfiskuar një thikë. Një thikë është gjet dhe konfiskuar edhe nga personi V.O.(38) nga Piroku i Tetovës. Të dyve u janë përgatitur parashtresa sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
……

Më 7 mars në ora 12.00, një i mitur nga Tetova në prani të prindit të tij, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:20 në oborrin e shkollës fillore të Tetovës, e kanë sulmuar fizikisht dy të mitur tjerë. Ata janë identifikuar për një kohë të shkurtër dhe në prani të prindërve të tyre, është realizuar bisedë me ta, pas së cilës kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……

Një e mitur nga Tetova, më 7 mars, në orën 17:00, në prani të prindërit të saj, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 16.00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Më 7 mars, në orën 13:00, një i mitur nga Ozurmishti i Tetovës, në prani të prindërve të tij, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:40 në oborrin e shkollës në Shemshovë të Tetovës, ai dhe dy shokë të klasës nga i njëjti fshat janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh i të miturve të tjerë, të cilët ata e njihnin. Sipas raportit, ata kishin përdorë një mjet prej druri gjatë sulmit. Me të miturit e raportuar në prani të prindërve të tyre, është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresat e parashikuara me ligj.

Dje (06-mars) rreth orës 22:50 në Stacionin Policor të Tetovës, është ndaluar personi L.F. nga Dobroshti i Tetovës, i cili më herët ishte privuat liria në Stacionin Policor për Kalime Kufitare Aeroporti i Shkupit në Shkup. Ai dyshohet se më datën 04 të këtij muaji kishte marrë ilegalisht një veturë “folksfagen golf” në Tetovë, pronë e 65-vjeçarit S.B. nga Tetova. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar, pas së cilës L.F. do të përballet me një kallëzim përkatës.
……

Tridhjetë e dy vjeçari banor i një fshati të Tetovës, më 6 mars, në orën 13:50 në SPB Tetovë ka raportuar se personat B.M. dhe Q.M. nga Bogovina e Tetovës, gati një vit më parë i kishin premtuar atij se do ti siguronin dokumente me të cilat ai do të ishte në gjendje të punonte në një shtet të huaj dhe për të këtë personit Q.M. i kishte paguar 2000 dhe më pas atyre i’u kishte dhënë një motoçikletë me të njëjtën vlerë. Sipas raportit me dokumentet e marra, atij nuk iu lejua të punonte dhe kishte kuptuar se dy vëllezërit e kishin mashtruar. Janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për të zbardhur dhe dokumentuar rastin.
……

Një punonjës 60-vjeçar në Parkun Kombëtar të Mavrovës, më 6 mars, në orën 14:55 në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e policisë Mavrovë, ka raportuar se më datën 10 të muajit të kaluar në një shtëpi të braktisur në fshatin Sence të Rekës së Epërme, shërbimet e tyre kanë gjetë një çantë shpine me një pushkë gjuetie, thikë, 6 plumba dhe litar. Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe dorëzuar në këtë këtë Njësi policore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Më 6 mars, nga ora 10 deri në ora 15 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues në trafik për tejkalime në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar 64 shkelje (TE-19 dhe GV-45). Shumica e shkeljeve (60) ishin për tejkalimin në vende të palejuara, gjegjësishtë në vende të ndaluara. Naj shoferëve shkelës janë përgatitur parashtresat dhe ata do të përballen me gjoba në të holla në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes varion nga 45 në 250 euro në kundërvlerë të denarëve. Ata që janë sanksionuar me 250 euro, do të ballafaqohen edhe me hiqje të përkohëshme të patent shoferi nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të shkeljeve (TE-12 dhe GV-4).
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë përsërit apelin deri tek shoferët që të kujdesen se kur dhe ku parakalojnë dhe veçanërisht jo në vende të padukshme, në një “”vijë të plotë”” ose në kolona të gjata të automjeteve. Për arsye se, nëse ata parakalojnë në mënyrë të parregullt, ata vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

Efektivër e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (05-mars) nga ora 20.00, me urdhër gjykate, kanë arrestuar 32-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit. Ai ishte shpallur në kërkim qëndror për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e katër muajsh, për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. Personi, menjëherë pas ndalimit, është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
……

Dje (05-mars) në orën 16:00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.I. (38) nga Kamnjani i Tetovës. Ai dyshohet se kishte kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e Xh.R. (61) nga i njëjti fshat, ku kishte marrë më shumë sende. Artikujt e konfiskuar janë gjetë dhe kthyer pronarit, kurse Xh.R. është ndaluar në Stacionin policorë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-mars) rreth orës 14:15, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.O. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjkatës, janë gjetë fara marihuane dhe marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
…….

Mbrëmë (05-mars) rreth orës 21:30, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin E.Z. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga reja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Sipas raportit, ai e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Dyzet e dy vjeçari G.A. nga Negotina e Gostivarit, sot (06-mars) në ora 03:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth 01:15 para shtëpisë së tij për shkak të keqkuptimeve të tyre të mëparshme ai dhe djali i tij S.A. (18) janë sulmuar fizikisht nga personat S.T.(23) nga ky fshat dhe F.T. (54) nga Gostivari. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin çështjees.
……

Pesëdhjet e tetë vjeçari N.M. nga Tetova, mbrëmë (06-mars) në ora 01:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 21.00 në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij 31-vjeçar i cili kishte probleme shëndetësore dhe i njëjti më vonë është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Pesëdhjetë e një vjeçarja N.L. nga Tetova, dje (05-mars) në orën 21:05 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Jordan Zlatanovski” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak dhe duke ikur ka pësuar edhe lëndime të rënda trupore.

Efektivët e policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, dje (04-mars) rreth orës 18:20, në rrugën “Gjorce Petrov” në Tetovë kamë privuar nga liria 27-vjeçarin R.C. sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi dokumentimit të rasti do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Dje (04-mars) rreth orës 09:45, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.P. nga Bosnja dhe Hercegovina, si i dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të rëndë në xhaminë në Çegran të Gostivarit, nga ku ai ka marrë para. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgaditer parashtresë përkatëse.
……

Dje (04-mars) në orën 12:50, efektivët e policisë të SPB Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 45-vjeçar S.Sh. nga Gostivari për vuajtjen e dënimit me burg. Ai është dorëzuar në Institucionin Korrektues Ndëshkues Penal-burgu i Tetovës, për të vuajtur dënimin.
……

Dje (04-mars) në orën 13:10 efektivët e policisë të Sektorit të Punëve të Punëve të Brendshme-Tetovë, me urdhërtë gjykatës, kanë arrestuar 30-vjeçarin R.A. Llakavica e Gostivarit për vënien e një dënimi me burg në Institutin Korrektuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korektues Penal- Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.
…….

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar dje (04-mars) rreth orës 16:20 kanë arrestuar 57-vjeçarin N.Z. nga Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga 38-vjeçar I.Sh. nga Gostivari, se rreth orës 14:45 në rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar dhe kundër N.Z. do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
…….

Dyzetvjeçari G.I. nga Falishi i Tetovës, djembrëma (04-mars) në orën 20:15 në SPB Tetovë, ka raportuar se dyzet minuta më parë, në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga 28-vjeçari B.M. Sipas raportuar, sulmuesi gjithashtu kishte përdorë një mjet prej druri, pas së cilës kundër B.M. është përgatit parashtresë përkatëse. Pak më vonë, G.I. është arrestuar për arsye se kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj efektivëve të policisë ndërsa ndërmernin veprime zyrtare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (04-mars) në orën 16:00 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarin B.I. nga një fshati i Tetovës, i cili ishte raportuar gjysmë ore më parë nga gruaja e tij 34-vjeçare me të cilën nuk kishin kurrorë se rreth orës 01:00 në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
…..

Dje (04-mars) në orën 17:00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçarin I.B. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga gruaja e tij me të cilën nuk kishin kurrorë, se më datë 03-mars rreth orës 22:30 e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmë (04-mars), gjysmë ore pas mesnatës, në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad” të Gostivarit, është pranuar personi B.B.C. (23) nga Republika e Turqisë me lëndime nga një mjet i mprehtë në dorë. Sipas raportuar, duke luajtur me dy nga bashkatdhetarët e tij E.N.(20) dhe T.N.E.(21) në apartamentin ku ata qëndronin përkohësisht në Gostivar, ai kishte humbur ekuilibrin dhe që të mos rrëzohet, ai është kapur për tavolinën e punës në të cilën ishte një mjet i mprehtë. Çështja është pastruar dhe dokumentuar.
……

Njëzetë e dy vjeçarja T.J. nga Tetova, dje (04-mars) në orën 15:55 mëngjesit në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
……

Dje (04-mars) në orën 19:40, personi A.Z. (70) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se duke lëvizu me biçikletë në rrugën “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidric” është kafshua nga një qen endacak.

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, në Stadiumin e qytetit në Tetovë kanë ndaluar 63-vjeçarin S.M. nga Xhepçishti i Tetovës, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. Pas arrestimit ndaj S.M. është përgatitur parashtresa përkatëse e parashikuar me ligj.
…….

Sot (04-mars) në orën 08:00, 46-vjeçari L.A. nga Çegrani i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se mbrëmë (3/4 mars) autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë ku ai punonte dhe kanë marrë para. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….

Dje (03-mars) në ora 13:50 në SPB-Tetovë është raportuar se gjatë natës së (02/3-mars), autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë e Negotinës së Gostivarit dhe kanë shkaktuar dëme në pajisjet ndriçuese brenda objektit. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Mbrëmjen e djeshme (29-shkurt), rreth orës 20:50, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, në rrugën “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin E.M. nga Tetova. Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e tij janë gjetë dhe kunfiskuar për ekspertizë marijuanë dhe fara. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës.
…….

Mbrëmjen e djeshme (29-shkurt) rreth orës 21:25 minuta në rrugën lokale në Bogovinë të Tetovës, pjestarë të policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (25) nga Kamnjani i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me të cilën udhëtonte, të cilën e ka drejtuar R.R. (30) nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
…….

Dyzet vjeçari I.K. nga Tetova, dje (29-shkurt) në ora 17:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:00 në oborrin e shkollës fillore të Tetovës, ku ka mësuar vajza e saj e mitur, është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, shoqe të klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……..

Dje (29-shkurt) në ora 12:40, personi S.Z (49) nga Tenova e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 në Forinë të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga V.I. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
…….

Në kuadër të aksionit kontrollues të kryer pardje (28-shkurt) në Tetovë nga ora 12:00 deri në orën 16:00, dy automjete “Ford” dhe “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga G.N.(30) nga Bërvenica e Tetovës dhe S.E.(37) nga Dëbërca e Tetovës, të cilët nuk posedonin dokumentet e nevojshme për transport publik të udhëtarëve. Dy drejtuesit e mjeteve do të akuzohen në bazë të nenit 284-A të Kodit Penal.