Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me familjen që prej shtatorit të vitit 2022. Melidin (Izudin) Adili kishte dalë të mblidhte boronica me shokët në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të komunës së Dragashit, por nuk u kthye më.
Tashmë përveç autoriteteve shqiptare edhe ato të Kosovës kanë dhënë njoftimin për gjetjen e tij.
Policia e Prizrenit ka publikuar foto të Melidin (Izudin) Adilit, dhe kërkon ndihmën e çdo qytetari për dhënien e informacionit, për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Edhe pse prej 2022 policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës organizuar disa operacione kërkim shpëtimi, nuk gjetën asnjë gjurmë të tij. Por pak ditë më paorë në një emision investigativ, dikush ka raportuar se e ka parë në Prizren, prsndaj policia ka bërë thirrje për të dhëna ose dëshmi të reja, që të mund të identifikojnë personin.
Njoftimi:
Kërkohet personi i zhdukur në shtator 2022
Prizren, 13 Mars 2024
Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.
Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 4 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, Komuna e Dragashit.
Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .
Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim – shpëtimi.
Në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare ka deklaruar se këtë person e ka parë në Prizren.
Megjithatë peroni i raportuar si i zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë ose Shqipëri .
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren