Të paktën 60 emigrantë kanë vdekur në ditët e fundit në Mesdheun qendror, sipas raporteve të të mbijetuarve të organizatës joqeveritare SOS Mediterranee .
25 të shpëtuarit thanë se kanë bërë thirrjet e para për ndihmë një javë më parë dhe se numri i të vdekurve tragjik përfshin edhe fëmijë.
Zëdhënësi i organizatës SOS Mediterranee Francesco Creazzo tha se të mbijetuarit janë të gjithë meshkuj, 12 prej tyre minorenë . Ata janë nga Senegali, Mali dhe Gambia.
Zoti Creazzo tha se të mbijetuarit ishin të traumatizuar dhe nuk ishin në gjendje të kujtonin qartësisht se çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se 227 persona kanë vdekur në rrugën e rrezikshme në Mesdheun Qendror nga fillimi i vitit deri në 11 mars, pa përfshirë në këtë bilanc, njoftimet e fundit për personat që rezultojnë të humbur apo mendohet të jenë të vdekur./vizionplus.tv/