Universiteti i Shkencave të Aplikuara Haaga-Helia me vendndodhje në Helsinki, Finlandë ka njoftuar se do të nisë një kurs që do të mësohet ekskluzivisht në TikTok.
Sipas informacioneve, kursi do të përbëhet nga leksione të shkurtra, në formë video, të cilat do të postohen në platformën e rrjeteve sociale, ndërsa studentët do të kryejnë detyrat për kursin për sipërmarrjen.
Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky është kursi i parë i këtij lloji në botë, i cili ofrohet nga një institucion arsimor i akredituar dhe jepet tërësisht në TikTok.
Universiteti vëren se TikTok është një kanal shumë i rëndësishëm, i madh lajmesh për të rinjtë, ndërsa qëllimi i institucionit është së pari të përfitojë nga popullariteti i platformës dhe gjithashtu të rrisë sasinë e përmbajtjes arsimore brenda saj.
“Një nga vlerat thelbësore të Haaga-Helia është guximi, i cili pasqyron kulturën tonë të fortë të eksperimentimit. Ne nuk e shohim ndryshimin si një kërcënim, por si një mundësi për të krijuar diçka krejtësisht të re. Studentët tashmë po shpenzojnë shumë kohë në TikTok, kështu që pse të mos luajmë rolin tonë dhe të krijojmë materiale më serioze me video më të këndshme dhe argëtuese”, vuri në dukje presidenti dhe CEO i Universitetit në njoftimin për shtyp. /vizionplus.tv