Ballina Shëndeti Rikthehet debati, gjalpi apo margarina cila është më e shëndetëshme

Rikthehet debati, gjalpi apo margarina cila është më e shëndetëshme

Gjalpi përmban shumë yndyra të ngopura, ndërsa margarina është ushqim i shumë procesuar. Është bërë shumë sfiduese të dihet diferenca në mes tyre, se cili është opsion më i mirë për ta lyer bukën.

Gjalpi, si ushqim, është përdorur me shekuj, shumë përpara margarinës, e cila u shfaq në fillim të shekullit XX. Në mes të këtij shekulli njerëzit filluan ta zëvendësojnë gjalpin me margarinën, si pasojë e lajmeve se yndyra është e keqe për shëndetin. Industria e ushqimit “u përgjigj” duke prodhuar lloje të ndryshme të margarinës, si ajo me më pak yndyrë, ndërkohë që vazhdimit njohësit e fushës së shëndetit bëjnë thirrje për përdorimin sa më të paktë të yndyrave. Më pas u bë e qartë se yndyrat e pashëndetshme janë ato të ngopurat, shkruan BBC.

“Që nga viti 1950, kemi mësuar se yndyrat e ngopura janë të dëmshme dhe duhen zëvendësuar me ato të pangopura”, ka thënë Nita Forohui, profesoreshë në Univeritetin e Cambridgeit.

Tani debati është rikthyer. Clare Collins, profesoreshë në Univeristetin e Neëcastle në Australi ka treguar se atje ka më shumë konsumues të gjalpit sesa të margarinës.

“Ka shumë paqartësi rreth gjalpit, duke përfshirë llojet e yndyrave, prandaj ndoshta njerëzit i janë rikthyer shijes personale, duke konsumuar atë që pëlqejnë më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë shkencëtarët po tregojnë çdo ditë e më shumë për shëndetin, pasi po bëjnë hulumtime rreth vlerave ushqyese të margarinës e gjalpit për dekada me radhë.

Çka është gjalpi e çka margarina?

Për të bërë gjalpin, së pari ngrohet qumështi, pastaj përzihet në mënyrë që të ndahet kremi nga qumështi, ky krem pastaj ftohet e më pas përvëlohet dhe lënda që përftohet, lëngu që mbetet pasi të ndahet nga yndyra, hiqet dhe kështu formohet gjalpi.

Margarina bëhet duke përzier shumë me mikser vajin me ujë në mënyrë që të përftohet një masë pak më e ngurtë, para se të shtohen edhe disa përbërës të tjerë, si stabilizuesit e shijes dhe ngjyruesit.

Historikisht prodhuesit e margarinës i kanë shtuar hidrogjen përzierjes në mënyrë që të shndërronin yndyrat e lëngshme në të ngurta në mënyrë që të shpërndahet më mirë kur lyhet buka për shembull. Por më vonë e kuptuan se këto hidrogjene apo transformues yndyrash, janë lloje të yndyrave të ngopura gjë që ngriti shqetësime që margarina nuk është farë e shëndetshme, duke shkaktuar i sëmundjeve si ato të zemrës.

“Ndërkohë janë bërë studime dhe është gjetur se yndyra që krijohet ne fabrika, si margarina, rrisin nivelin yndyrave të pashëndetshme në gjak, kolesterolin, gjë që çon në rritje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës”, ka thënë Lisa Harnack, profesoreshë në Univeristetin e Minnesotas. Në fakt ajo bëri të ditur se këto yndyra të fabrikuara kanë efekt më të keq në gjak sesa yndyrat e ngopura.

Shëndeti dhe yndyrat

Profesoresha Forouhi ka thënë se në përgjithësi duhet të bëhet kujdes me konsumin e yndyrave.

Por, pas një studimi që ajo ka bërë, ka parë se acidet yndyrore të ngopura, atomet e karbonit të të cilave renditen në numër tek (15 apo 17), kanë mundësi të ulin rrezikun kardiometabolik, rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Kurse yndyrat e ngopura që kanë renditje çift të numrit të numrave atomik (16 apo 18) shtojnë rrezikun nga sëmundjet.

Forouhi gjithashtu ka thënë se atomet me numër tek si 17 e 17 gjendjen kryesisht në produkte yndyrore si bulmeti.

Ushqimet e shumë procesura

Ndërkohë që gjalpi konsiderohet të jetë përbërës kulinar i procesuar, margarina është ushqim i shumë procesuar, gjë që nuk e bën të mirë.

Shumë studime kanë gjetur se ushqimet e shumë përpunuara janë shumë të dëmshme për shëndetin pasi kanë mundësi të rrisin rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

Megjithatë margarina mund të përmbajë disa vlera ushqyese të shtuara, duke përfshirë vitaminën A.

Gjalpi apo margarina?

Në fund të fundit, gjithçka varet nga ajo se sa yndyrë konsumohet. Nëse një herë në javë han diçka me gjalpë, ndërkohë që pjesa tjetër e shujtave gjatë tërë javës është e pasur me vlera ushqyese të mira e pa yndyra të shumta, do të thotë se qëndron mirë, nuk do të shkaktojë dëme.

Por nëse konsumohen yndyra të shumta atëherë, gjalpi e margarina, do të jenë njësoj të dëmshme për shëndetin. Profesoreshat pajtohen se ushqimi i përgatitur në shtëpi është më i shëndetshmi. Pra sa më pak ushqim të shumë përpunuar, e sa më shumë ushqime të përgatitura vet në shtëpi do të jetë po aq më mirë për shëndetin në përgjithësi.

Collins thotë se përdorimi i gjalpit apo margarinës, duhet të varet nga gjendja shëndetësore individuale.

“Duhet të jesh detektiv që të dish se cilën ta përdorësh. Por mendo për nevojat e tua shëndetësore, duke i krahasuar vlerat ushqyese të të dyjave, margarinës e gjalpit dhe pastaj vendosni”, ka thënë ajo.

Dhe në fund Collins thotë se nëse vendosni gjalpë mbi një shtalb, konsiderohet e shëndetshme, por nëse e vendosni mbi një “croissant” nuk është. Kështu që varet nga rrethanat.