Sot varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli, që mbeti e vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.
Ky i fundit, përveçse vrau ish-bashkëshorten, plagosi edhe të vëllanë e saj, 15-vjeçar, që tashmë është liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor, përcjell Paparaci.
Pas ekzaminimeve, përkatësisht obduksionit, familjarët kanë njoftuar edhe për varrimin e së ndjerës.
Viktima do të varroset sot rreth orës 16:30 në fshatin Bablak.