Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes me benzinë.
Ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në Milano të Italisë. Për fat të mirë shqiptari ka shpëtuar.
Sakaq ai ka pësuar 70% të djegies në trup. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, raportojnë mediat në Itali.
E gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një debati që shqiptari pati me gruan e tij rumune./vizionplus.tv/