Dje rreth orës 20, trupi i një burri është pikasur në ujërat e lumit Vardar në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i burrit u tërhoq nga policia, në qendrën e qytetit – mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”.
Për momentin policia nuk e di identiteti i tij.
“Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga lumi dhe me të nuk janë gjetur dokumente identifikimi”, kanë thënë për “Makfax” SPB Shkup.
Është kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.