Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka refuzuar ankesën e Frontit Europian që këta të fundit kërkuan që të ketë rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërc të Komunës së Zhelinës.
Sipas vendimit të KSHZ-së, kandidatët kanë të drejtë padie në Gjykatën administrative e cila duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.
Kujtojmë se më 22 maj u rivotua në Llërc të Zhelinës, përfshirë edhe gjashtë vendvotime të tjera, që pas këtij procesi, Fronti Europian ka humbur një deputet.