Ballina Sport Austria shpreson në kualifikim, fiton bindshëm ndaj Polonisë

Austria shpreson në kualifikim, fiton bindshëm ndaj Polonisë

Austria ka fituar me rezultat bindës ndaj Polonisë në ndeshjen e luajtur ditën e sotme.

Skuadra e Rangnick shënuan 3 herë për të siguruar 3 pikët që i mbajnë në lojë për kualifikim.

Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët me Trauner  në minutën e nëntë.

Më pas Polonia shënoi golin e barazimit me anë të Piatek në minutën e 30-të.

Pjesa e dytë do të niste vrullshëm për austriakët të cilët shënuan dy herë, filimisht me Baumgartner dhe më pas me Arnautovic.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin D, për të cilin më vonë do të luhet sfida Francë-Holandë. /vizionplus.tv