Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte dënuar nga autoritetet turke me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Policia njofton se në hyrje të Shqipërisë u arrestua Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:
Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi./vizionplus.tv