Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta veprimtari fetar nga fshati Çegran i Gostivarit

Ndahet nga jeta veprimtari fetar nga fshati Çegran i Gostivarit

“Vërtet, të All-llahut jemi dhe doemos tek Ai është kthimi ynë!”
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndërrimit jetë të aktivistit të jetës fetare në vendin tonë, zotëri Fesal Azizit nga fshati Çegran.

I ndjeri për dy mandate të plota ka qenë muteveli i Xhamisë së Re në fshatin Çegran dhe aktivist në rregullim e varrezave të reja të fshatit Çegran. Njihej për moralin e tij të lartë, sjelljen shembullore dhe altruizmin e tij. Është bir i haxhi Bejtulla Azizit – një aktivist i njohur në zhvillim e jetës fetare po ashtu.
Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë nëpunësve të Muftinisë së Gostivarit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e rahmetliut duke u lutur që All-llahu t’u japë sabër e Fesalin ta shpërblejë me xhennet për kontributin e tij!
H. Sabahudin Zendeli
Mufti i Muftinia e BFI – Gostivar