Ballina Aktualitet Kasami vizitë dyditore në Stamboll, takon kryetarë komunash dhe shoqatash (FOTO)

Kasami vizitë dyditore në Stamboll, takon kryetarë komunash dhe shoqatash (FOTO)

Kryetari i Komunës së Tetovës ka qëndruar në Stamboll, në një vizitë dyditore ku ka takuar kryetarë komunash dhe shoqatash. Takimet e zhvilluara i ka pasqyruar në faqen e tij zyrtare në facebook:

Vizitën dyditore në Stamboll të po e përmbyllim në komunën e Bajrampashës aty ku u mirëprita nga kryetari i kësaj komune, z. Hasan Mutlu. Në këtë takim diskutuam për ️turizmin malor, një nga pikat kyçe të komunës sonë, dhe shëndetësinë, e cila ka nevojë të zhvillohet në qytetin tonë dhe shtet. Bashkëpunimi ndërkomunal është prioritet ndërsa dyert e Komunës së Tetovës në arenën ndërkombëtare e rajonale janë të hapura dhe zhvillimore për qytetin tonë.
Puna vazhdon. Për Tetovën, për qytetarët!

I shoqëruar nga anëtari i kabinetit, Muhamed Mustafa, sot takuam kryetarin e komunës së Ejupsulltanit në , z.Mithat Bülent Özmen i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarja e komunës Hidayet Ağca i cili është me prejardhje nga Breza e Shkupit si dhe Aydogan Tulu këshilltar, i cili është me prejardhje nga Gostivari. Bashkëpunimi ndërkomunal, turizmi, planifikimi hapësinorë ndihma që mund të na japin ekspertët turq si dhe mërgata jonë ishin temë e diskutimit me të parin e komunës të cilin e falënderova për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e deri tanishëm.
Komuna jonë tashmë ka një pasqyrë të mirë në arenën ndërkombëtare me të cilën ne kemi punuar tash e disa vite dhe se bashkëpunimet nuk do mungojnë ashtu siç nuk do të mungojë edhe zhvillimi i qytetit tonë!

Shoqata “Gjithë Ballkan” luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare në qytetin e Stambollit dhe më gjerë. Andaj, me Fadil Kush, kryetar i shoqatës në fjalë biseduam gjerë e gjatë për shumë tema të rëndësishme si në aspektin kulturor po edhe ato politike. Si asnjëherë më parë, Tetova po brendizohet dhe me politikat tona të mirëfillta zhvillimore po e kthejmë atë në një qytet ndërkombëtarë, një qendër të kulturës dhe më gjerë.
☺️Faleminderit për mikpritjen miku jonë, Fadil Kush!

Takimin tim të parë në vizitën dy ditore në Stamboll të e fillova me Sadettin Tanseli, kryetarin e shoqatës “Kalkandelen”, një shoqatë e cila është themeluar në vitin 1971 dhe është një ndër shoqatat më të vjetra në këtë vend. Aktivitetet kulturore ishin temë ndërsa shoqata në fjalë na dha ide e sugjerime për aktivitete të përbashkëta që do të ishin mbresëlënëse për qytetarët e Tetovës dhe më gjerë!