Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit. Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar.
Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm. Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut. Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.
Cilat janë simptomat e apandesitit
Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:
Dhimbje të forta barku,
Të vjella dhe të përziera,
Konstipacion ose diare,
Fryrje abdominale
Temperaturë dhe ethe
Humbje e oreksit