Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të dëgjohen histori pozitive, pavarësisht se shpesh herë dëgjohen edhe ato pesimiste, raporton Paparaci.
“Përkundër pesimizmit që ndonjëherë dëgjojmë në këto lloj të samiteve, sot do të jetë një ditë që do të dëgjojmë shumë histori optimiste,” tha Osmani.
Sipas presidentes, një histori e tillë është Kosova. “Dhe Kosova, dhe marrëdhënia e veçantë që kemi me Mbretërinë e Bashkuar, është një histori shembullore, që duhet ta tregojmë kohë pas kohe,” shtoi ajo.
Osmani gjithashtu theksoi rëndësinë e kundërshtimit të propagandës ruse, që pretendon se NATO dhe Perëndimi nuk japin rezultate.
“Kosova është shembulli që bie ndesh me këto mendime,” u shpreh presidentja.