Ballina Aktualitet Iu gjet pasaporta në vendin ku u vra polici serb, Artan Hajrizi...

Iu gjet pasaporta në vendin ku u vra polici serb, Artan Hajrizi flet nga Gjermania: Ma ka vjedhur vëllai! Veç të vrarë mund të më kapin (VIDEO)

“Nuk kthehna i gjallë në Kosovë”. Kështu pohon Artan Hajrizi se i ka thënë vëllai i tij, Fatoni, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës.

Pas vrasjes së policit serb ku fillimisht u supozua se autor i dyshuar ishte Artani, ai është lajmëruar derisa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë akt.

Faton Hajrizi

Në një lidhje direkte për T7, Artani thotë se e ka lutur Fatonin të kthehej në Kosovë dhe i kishte premtuar ndihmë.

Artan Hajrizi

“O vëlla ktheju, të ndihmoj me avokat, ktheju”, tha Artani.

“Ai më tha nuk kthehna i gjallë”, vazhdoi tutje ai./Paparaci