Ballina Kronika Prag tragjedie në Tiranë, shkrepi padashje armën, i riu plagosi tre miqtë...

Prag tragjedie në Tiranë, shkrepi padashje armën, i riu plagosi tre miqtë e tij

Një shkrepje arme aksidentalisht për pak mund të ishte kthyer në tragjedi mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Tre të rinj janë paraqitur me urgjencë të palgosur me armë zjarri në një spital privat ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Bëhet me dije se gjatë një feste në një nga lokalet e Tiranës, E.E ka shkrpeur aksidentalisht armën që e kishte pa leje duke plagosur tre miqtë e tij E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

/Vizionplus.tv/