Ballina Aktualitet Lajme VIDEO/Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, tre persona përfundojnë pas hekurave, mësohet...

VIDEO/Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, tre persona përfundojnë pas hekurave, mësohet identiteti viktimës, përleshja ndodhi shkaku i një vendparkimi!

Policët nga SPB Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë ndaluar tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15. Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi, është ngritur aksioni operativ “rrathët” për gjetjen dhe heqjen e lirisë së autorëve.

Pas një kohe të shkurtër autorët janë ndaluar, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe jsnë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PThP kompetente.

Debresh, mësohet identiteti viktimës, përleshja ndodhi shkaku i një vendparkimi!

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen në Drebresh të Gostivarit.

Bëhet e ditur se viktima është e moshës 35-vjeçare, me iniciale R.K. ndërkaq thuht se vrasja është kryer nga dy vëllezër, nga po i njëjti fshat – Debresh dhe të cilët kanë gjuajtur me armë nga vetura “Volvo” me targa të Zvicrës.