Ballina Argëtim Kuriozitete “Pula bëri vezën, apo veza pulën?” Burri vret shokun pas debatit të...

“Pula bëri vezën, apo veza pulën?” Burri vret shokun pas debatit të pazakontë

Një burrë bëri një akt të pamenduar teksa luante një lojë me një mik dhe përfundoi duke e vrarë sepse ata nuk ishin dakord nëse “pula e bëri vezën apo veza pulën”.

Independent shkruan se ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ku viktima është 47-vjeçari Kadir Marcus dhe autori është një burrë me iniciale D.R.

Sipas raportit, D.R. e ftoi Marcus në shtëpinë e tij për të shlyer një borxh. Aty u ulën duke pirë dhe i pari shtroi një sërë gjëegjëzash. Kur erdhi momenti që 47-vjeçari t’i përgjigjej pyetjes nëse “pula e bëri vezën apo veza pulën”, ai nuk ishte dakord me të akuzuarin.

Më pas ka ndodhur një përleshje e ashpër dhe viktima është larguar nga shtëpia. Megjithatë, D.R. e ndoqi atë në biçikletën e tij dhe e goditi me thikë për vdekje.

Ai tani është arrestuar dhe nëse shpallet fajtor, përballet me 18 vjet burg. /vizionplus.tv