Ballina Kronika 44-vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në timonin e makinës dhe…

44-vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në timonin e makinës dhe…

Gostivar, 31 korrik – Policia ka raportuar se dje në orën 02:10 pas mesnate, në stacionin policor të Gostivarit është paraqitur se në rrugën “Llazar Lazarevski” , personi me inicialet B.Z. (44) nga Negotina e Gostivarit, deri sa drejtonte automjetin “Ford”, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në veturën e parkuar nga A.S (62) nga Gostivari.

B.Z. është dërguar në Qendrën mjekësore në Gostivar, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje ekipi i Policisë rajonale të Gostivarit.

Video bonus: