Ballina Kronika Policia e Tetovës ndalon një ruse në autostradën Tetovë-Gostivar

Policia e Tetovës ndalon një ruse në autostradën Tetovë-Gostivar

Më datë 31.07.2024, në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB-
Tetovë, në autostradën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesave
rrugore, kanë arrestuar D.V (30) nga Rusia, e cila nuk kishte
dokumente dhe udhëtonte me një minibus ,,Mercedes”. me targa
të Strugës. Ajo është ndaluar në komisariat për veprime të
mëtejshme.

Lajme të tjera nga kronika:

Më datë 31.07.2024 rreth orës 23:30, personi J.S. (50) nga Tetova ka raportuar në SPB-Tetovë se para lokalit të tij në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, një person i cili ka qenë në automjetin e pasagjerëve ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë kontrollit në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja nga një pistoletë sinjalizuese dhe janë dërguar për ekspertizë. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
……

Më datë 01.08.2024, në ora 01:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në autostradën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës rrugore-Tetovë, kanë ndaluar personin A.I. (28) nga Sedllarca e Epërme e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka qenë duke vozitur automjetin me patentë shoferi të falsifikuar. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Më datë 01.08.2024, në ora 04:50, punonjësit e policisë nga NjP Gallatë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “rrezikimi i sigurisë” në Debreshë të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin Sh.L (21) me vendbanim në Debresh. Ai ishte raportuar nga nëna e tij se ai sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kërcënonte. Ai është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
……

Më datë 31.07.2024 ora 23.30 në NjP-Gallatë personat A.N.(44) dhe R.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, kanë raportuar se në fshat para një objekti hotelerik janë sulmuar fizikisht nga B.J. dhe M.J., të dy nga Vrapçishti, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende druri. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
…..

Më datë 31.07.2024 në ora 14:34, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin H.A (30) nga Tetova, i cili një ditë më parë është raportuar për sulm seksual ndaj ish-partneres së tij 25-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….

Më datë 31.07.2024 ora 17:30 efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Gostivar, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë kanë arrestuar personin J.S. (34) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin ,,Audi” me targa të Gostivarit, pasi ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Më datë 01.08.2024 në ora 04:30 në NjP-Zherovjan, personi F.H.(38) nga Tetova, ka raportuar se në orën 00:20, duke u larguar nga kazinoja në Znerovjan të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga personat A.B. (34) nga Poroi, H.A. dhe A.A. të dy nga Bogovina e Tetovës. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
……

Më datë 31.07.2024 nga ora 10:00 deri në ora 13:00, sipas planit të përgatitur paraprakisht në zonën e Gostivarit, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar në bashkëpunim me zyrtarë nga Qendra për Çështje Sociale-Gostivar kanë kryer aksion kontrolli për të parandaluar lypjetë lëmoshës, ndërsa në rrugën ,,Vëlleyërit Gjinovski” dhe në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur duke lypur MA.(21) nga Shkupi dhe S.B (61) nga Senokosi i Gostivarit. Ata u janë dorëzuar zyrtarëve nga QPS-Gostivar për veprime të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të bëhen parashtresa përkatëse.
…….

Më datë 31.07.2024 në ora 22:45 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Sllatinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.H. (23 ) nga Tetova dhe automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A (18) nga Sllatina e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar K.Z., pasagjer në njërën nga veturat, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB- Tetovë.
……

Më datë 01.08.2024 në ora 00.20, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale fshati Negotinë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.Sh (51) nga Negotina dhe automjetin e pasagjerëve ,,xhip” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.D.(46) nga Gorjani i Gostivarit. Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda pasagjerët e mjetit ,,xhip”, S.N (25) dhe S.N (40) nga Gorjane, ndërsa N.D. dhe tre pasagjerë të mitur kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në një qendër mjekësore në Gostivar. Kontrolli në vendngjarje është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar.
……

Më datë 31.07.2024 në ora 22:00 në rrugën lokale për në Sedllarevë të Tetovës ka dalë nga rruga një katërçikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.S .(26) nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik në Tetovë. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.
……

77 sanksione për shpejtësi tej normave të lejuara në territorin
SPB-Tetovë

Dje (31-korrik) nga ora 18.00 deri në orën 24.00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrolli për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë të cilës janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 77 drejtues mjetesh (TE-59 dhe GV-18). Nga këto, 49 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-34 dhe GV-15), nga të cilat 7 drejtues mjetesh (TE) kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 70 kilometra në orë, 26 drejtues mjetesh (TE-22 dhe GV-4) me mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet. Gjatë kontrollit në vendbanim janë sanksionuar 28 shkelje të shpejtësisë së paraparë (TE-25 dhe GV-3), si dhe janë sanksionuar 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-4). Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parpara me ligj.

Video bonus: