Ballina Kronika Plaku i zhdukur prej disa ditësh/E bija kërkon ndihmën e qytetarëve: Mund...

Plaku i zhdukur prej disa ditësh/E bija kërkon ndihmën e qytetarëve: Mund të jetë kudo, ka tre ditë që është pa ushqim dhe i vetëm. Ju lutem për ndihmë!

Sot është dita e katërt që është zhdukur tetëdhjetë e pesë vjeçari Tome Bojinovski nga Taftalidze. Familja kërkon dëshpërimisht ndihmë për ta gjetur në rrjetet sociale.
“BABI KU je?”
Më ndihmo ta gjej, babai im është zhdukur prej tre ditësh. Kërkohet kudo. Vlae, Gjorce, Karposh, Kapistec, Centar… Mund te jete kudo. ka tre ditë që është pa ushqim dhe vetëm. Ju lutem ndihmë. Çdo informacion është i rëndësishëm. Nëse e shihni, mos e lini, ndaloni, kujdesuni për të dhe telefononi në numrin e telefonit 077633742 ose policinë në numrin 192”, thuhet në apelin e së bijës.

Meqë ra fjala, Tome vuan nga demenca dhe për herë të fundit është parë katër ditë më parë pranë Katedrales.