Një grua nga Graçanica e nacionalitetit serb ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo në QKUK ishte dërguar dy ditë më parë në gjendje të rëndë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.
Nga QKUK-ja është thënë se gruaja kishte lëndime të rënda.
“Gruaja ka qenë në gjendje të rëndë dhe tërë kohën ka qenë me frymëmarrje të asistuar në aparat respirator. Ishte me lëndime të rënda inoperabile, dhe për fat të keq ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm”, ka thënë për KOHËN drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
Policia e Kosovës e kishte regjistruar rastin si “dhunë në familje” më 31 korrik. Bashkëshorti i gruas ishte arrestuar po atë natë, ndërsa gruaja ishte dërguar për trajtim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e PK-së së dy ditëve më parë.