Ballina Kronika Arratiset një i burgosur në Kosovë, pezullohen dy zyrtarë

Arratiset një i burgosur në Kosovë, pezullohen dy zyrtarë

Një i burgosur është arratisur nga Reparti i Hematologjisë ndërsa po trajtohej në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, mëngjesin e sotëm.

Sipas medieve në Kosovë, i arratisuri është Lorik Xhemshiti.

Ai ishte arrestuar më 19 korrik të këtij viti në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër fajdeve. Bashkë me të ishin arrestuar edhe nëna e vëllai i tij.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se ka nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi rasti.

”Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”./vizionplus.tv