Ballina Kronika “Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”, çfarë shkruante në letër...

“Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”, çfarë shkruante në letër amerikani që vrau gruan dhe veten

“Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot.” Këto janë disa nga fjalët që shtetasi amerikan Methju Xhejms Uertz kishte shkruar në një letër para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur brenda apartamentit të marrë me qira në afërsi të Laprakës në Tiranë.

Brenda letrës 55-vjeçari përshkruante edhe vrasjen e gruas së tij si dhe disa borxhe që kishte, çka bëri që hetuesit të kuptonin se brenda apartamentit nuk kishte vetëm vetëvrasje, por fshihej një tjetër krim.

Pasi kontrolluan mirë banesën, agjentët gjetën në një cep të dhomës disa rroba dhe batanije të hedhura. Në fund të tyre ishin dy qentë që shtetasi amerikan i kishte vrarë me shkop bejsbolli dhe poshtë tyre trupin e pajetë të gruas së tij. Kjo e fundit ishte me origjinë nga Indonezia, por kishte gjithashtu shtetësi amerikane.

Krimi u zbulua pasi drejtori i shkollës ku ishte punësuar Methju Xhejm Uertz, shkoi në polici duke thënë se mësuesi nuk ishte paraqitur në punë, duke bërë që efektivët të shkonin për kontroll në banesë.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në kushtet e depresionit, pasi shtetasi i huaj besohet se vuante prej kohësh nga problem të shëndetit mendor. /vizionplus.tv