Ballina Kronika Hakmarrjeje ndaj ish-partnerit pakistanez! I vendosi zjarrin autometeve, arrestohet 54-vjeçarja shqiptare në...

Hakmarrjeje ndaj ish-partnerit pakistanez! I vendosi zjarrin autometeve, arrestohet 54-vjeçarja shqiptare në Greqi

GREQIA- Një 54-vjeçare shqiptare është arrestuar pasi i vuri flakën dy automjeteve në Linoperamata në Greqi. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçarja u arrestua nën akuzën e zjarrvënien. Konkretisht, ajo akuzohet se pasditen e së shtunës ka hyrë në oborrin e ish-partnerit të saj, një 52-vjeçari me origjinë pakistaneze dhe i ka djegur mjetin në zonën e Linoperamatas.

Flakët kanë djegur edhe një makinë tjetër që ndodhej në të njëjtin oborr, në pronësi të një gruaje greke. Nga hetimet paraprake rezultoi se autore ishte 54-vjeçarja, e cila me gjasë e ka kryer këtë akt për arsye hakmarrjeje ndaj ish-partnerit.