Ballina Kronika Kapet drogë me vlerë 1 milion euro në Spanjë, në pranga 3...

Kapet drogë me vlerë 1 milion euro në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga nga agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë 14 kg kokainë janë sekuestruar. Operacioni është zhvilluar ne lagjen San Martí të Barcelonës.

Agjentët e grupit Fura de Sant Martí, gjatë patrullimit parandalues që bëjnë në këtë zonë të qytetit, zbuluan një makinë të dyshimtë dhe panë se si pasagjerët bënë një shkëmbim. Pikërisht atëherë ata vepruan, duke mundur të përgjojnë mjetin dhe të konfirmuan se tre personat fshihnin, në një vend të vështirë për t’u aksesuar në mjet, gjithsej gati 14 kilogramë kokainë.

Droga, e cila mund të ketë një vlerë shumë të lartë në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë në automjetin ku ndodheshin tre të arrestuarit. Tashmë do të jetë e nevojshme që testet teknike të konfirmojnë këtë dhe gjithashtu të përcaktojnë vlerën e drogës, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra, por ajo mund të kalojë shumë, në tregun e zi, vlerën e një milion eurove. /vizionplus.tv