Ballina Kronika E rëndë në Itali/ Shqiptari rreh partneren ukrainase dhe plagos djalin e...

E rëndë në Itali/ Shqiptari rreh partneren ukrainase dhe plagos djalin e saj

Rreh partneren dhe më pas qëllon djalin e saj 18-vjeçar, i cili ndërhyri për ta mbrojtur. Ngjarja ndodhi në Novate Milanese, një komunë jashtë qytetit italian. Ngjarja ndodhi fillimisht brenda dhe më pas jashtë shtëpisë së tyre rreth orës 3.40 të mëngjesit të kësaj të diele. I riu me origjinë ukrainase është goditur në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Autori është një 45-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë nga karabinierët. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për tentativë vrasje, posedim të paautorizuar të armës së zjarrit dhe marrje të mallrave të vjedhur.

Kur u mor në pyetje, ai pranoi se e kishte rrahur gruan (një 39-vjeçare ukrainase) dhe se i riu e kishte sulmuar. Gjatë konfrontimit fizik dyshohet se ai ka nxjerrë armën e mbajtur pa leje dhe ka qëlluar mbi të riun me një plumb mes qafës dhe klavikulës. Djali mbërriti në gjendje shumë të rëndë në spital. Ai është shtruar në terapi intensive, në kushte të qëndrueshme.

Arma e përdorur nga 45-vjeçari u zbulua se ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, prandaj edhe sulmuesi është përgjegjës për marrjen e mallrave të vjedhura. Gjatë kontrollit të shtëpisë hetuesit kanë gjetur një gëzhojë të përputhshme me armën dhe 40 gëzhoja të tjera, të gjitha të të njëjtit kalibër. I gjithë materiali është sekuestruar. ©LAPSI.al