Bateria e celularit shpërthen, shkakton zjarr dhe lë 4 të vdekur në Spanjë
Një aksident i tmerrshëm ka tronditur komunitetin në Guillena, një qytet në provincën e Seviljes, Spanjë. Paraditen e së dielës, një zjarr që shpërtheu brenda një shtëpie dykatëshe çoi në vdekjen e katër anëtarëve të së njëjtës familje. Sipas asaj që doli nga hetimet e Guardia Civil dhe raportuar nga agjencia Efe dhe media të tjera lokale, shkak i zjarrit ishte shpërthimi i baterisë së një celulari që po karikohej në momentin e aksidentit.
Zjarri ka rënë në mënyrë të papritur duke bërë të pamundur çdo tentativë arratisjeje për viktimat. Pajisja, e cila po karikohej në katin e poshtëm të shtëpisë, ishte vendosur në një divan dhe me shpërthimin e baterisë, flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë të gjithë shtëpinë. Viktimat u identifikuan si bashkëshorti 52-vjeçar, gruaja e tij 48-vjeçare dhe dy fëmijë të moshës 21 dhe 16 vjeç .
Një nga fëmijët ishte jashtë shtëpisë kur shpërtheu zjarri, por kur u kthye ai u përpoq me dëshpërim të shpëtonte prindërit dhe vëllain e tij. Fatkeqësisht, veprimet e tij nuk mjaftuan dhe zjarri pati një përfundim fatal. Sipas shërbimeve lokale të urgjencës , flakët u përhapën me shpejtësi, duke e lënë familjen me pak mundësi për të shpëtuar./TetovaNews