Duke filluar nga 15 tetori, përdoruesit e YouTube do të mund të ngarkojnë Shorts që zgjasin deri në 3 minuta.
Formati i shkurtër i platformës video, i ngjashëm me TikTok, do të trefishojë gjatësinë maksimale të videove, duke e rritur atë nga 60 sekonda në 3 minuta.
Ndryshimi do ta bëjë “rrëfimin e tregimeve në Shorts më gjithëpërfshirës”, shkroi Todd Sherman, drejtor i menaxhimit të produkteve për YouTube Shorts, në një postim në blog.
“Kjo ishte një kërkesa më e shpeshtë nga krijuesit kështu që ne jemi të lumtur t’ju japim më shumë fleksibilitet për të treguar historinë tuaj.”
Vlet të përmendet se Youtube po përdor të njëjtën strategji si të Tiktok. Në vitin 2021, Tiktok zgjeroi gjatësinë maksimale të videove nga 60 sekonda në 3 minuta . Aktualisht, videot e regjistruara në TikTok mund të zgjasin deri në 10 minuta dhe videot e ngarkuara në aplikacion mund të jenë deri në 60 minuta – një lëvizje nga TikTok për të konkurruar me YouTube në përmbajtje më të gjatë./vizionplus.tv