Nga Xhelal Zejneli
Më 11 tetor të vitit në vazhdim, Akademia Mbretërore e Suedisë bën të ditur se çmimin “Nobel” për letërsi për vitin 2024 e ka fituar shkrimtarja 54-vjeçare koreanojugore Han Kang.
Akademia Suedeze këtë mirënjohje e ndan prej viti 1901. Deri më tani e ka ndarë 116 herë. Në vite të veçanta, me çmimin “Nobel” janë vlerësuar disa laureatë, kështu që deri në këtë çast këtë çmim e kanë marrë 120 vetë. Krahas prestigjit të madh, shkrimtarja do të marrë edhe një shpërblim monetar prej 11 milionë krunash apo rreth 967 mijë euro, përkatësisht 1 milion dollarë.
Han Kangështë e para femër nga Azia të cilës i ndahet ky çmim për letërsi dhe person i dytë i Koresë së Jugut që fiton një prej çmimeve “Nobel”.
Sekretari i Shoqërisë së Nobelit bëri me dije se sapo e kishte thirrur, kurse ajo ka qenë duke darkuar me të birin dhe ka qenë paksa e befasuar. Në arsyetim thuhet se ajo është shpërblyer “për shkak të prozës poetike intensive e cila ballafaqohet me traumat historike dhe shpërfaqbrishtësinë e jetës njerëzore”.
Han Kangka lindur në vitin 1970 në qytetin Gwangiu, para se në moshën nëntëvjeçare, bashkë me familjen të shpërngulej në Seul. Babai i saj ka qenë shkrimtar i njohur. Krahas shkrimit, ajo i është përkushtuar edhe artit dhe muzikës, gjë që është reflektuar në tërë krijimtarinë letrare të saj.
Karriera ndërkombëtare e Han Kang-ut shpërtheu me romanin “Vegjetariania” e botuar në vitin 2015. Për këtë vepër ajo u vlerësua me çmimin “Man Booker”. E shkruar në tri pjesë, libri i pasqyron pasojat e dhunshme që lindin kur protagonistja e saj Yeong-ye refuzon t’u nënshtrohet normave të ngrënies së ushqimit. Vendimi i saj për të mos ngrënë mish has në
reagime të ndryshme, gjë që i shkakton sëmundje psikike dhe tjetërsim nga familja. Sjelljen e saj e refuzojnë dhunshëm edhe bashkëshorti edhe babai autoritar, ndërsa në pikëpamje erotike dhe estetike e shfrytëzon kunati i saj, video artist i cili pushtohet nga trupi pasiv i saj. Në fund e dorëzojnë në një klinikë psikiatrike ku e motra përpiqet ta shpëtojë dhe ta kthejë në jetën ‘normale’. Mirëpo, Yeong-hyezhytet gjithnjë më thellë në një gjendje që i ngjan psikozës të shprehur nëpërmjet “drurit të flaktë”, simbol i mbretërisë bimore e cila, sa është joshëse, po aq është edhe e rrezikshme.
Kryetari i Akademisë Mbretërore të Suedisë AndreasOlssonnë arsyetimin e tij përfundon: “Në opusin e vetHan Kang ballafaqohet me trauma historike dhe me një mori rregullash të padukshme, ndaj në çdo vepër të sajënshpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore. Ajo posedon një vetëdije unike për lidhshmërinë që ekziston midis trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve, ndërsa në stilin e saj poetik dhe eksperimental është bërë novatore në prozën bashkëkohore”.
* * *
Çmimi “Nobel” për letërsi ekziston më tepër se një shekull. Për herë të parë është ndarë në vitin 1901. Laureat i parëështë poeti dhe eseisit francez SyliPrydom(SullyPrudhomme, emri i vërtetë RenéFrançoisArmandPrudhomme, 1839-1907).
Deri tani çmimin “Nobel” e kanë fituar 120 shkrimtarë: 103 meshkuj dhe 17 femra.
Laureati më i ri ka qenë prozatori dhe poeti anglez XhozefRadiardKipling(RudyardKipling, Bombay, 1865 – Londër, 1936) i cili e mori çmimin “Nobel” në vitin 1907, në moshën 41-vjeçare.
Laureate më e moshuar ka qenë prozatorja britanike DorisLesing (emri i vërtetë Doris Mej Tajler, anglisht: Doris Lessing, Doris May Tayler; Kermanshah, 22.10.1919 – Londër, 17.11.2013) e cila u vlerësua me këtë çmim në vitin 2007, kur ajo ishte 88-vjeçe.
I vetmi që e ka refuzua “Nobelin” është romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku francez Zhan-Pol Sartri(Jean-PaulSartre, Paris, 1905 – Paris, 1980). Kjo ka ndodhur në vitin 1964.
Në vitin 1957 u botua në Itali në italisht romani “Doktor Zhivago” i poetit dhe prozatorit rus BorisPasternak(BorisLeonidoviçPasternak, 1890 -1960). Në vitin 1958 ka roman u botua në Itali edhe në gjuhën ruse. Romani bazohej në traditën e “romanit të madh”(Leon N. Tolstoj“Lufta dhe paqja”). Në BRSS ky roman u konsiderua si antisovjetik, ndërsa në Perëndim Pasternakut iu dha çmimi “Nobel” për letërsi.Në Bashkimin Sovjetik kundër tij u zhvillua një fushatë e tmerrshme. Si rrjedhojë, Pasternaku nuk shkoi ta marrë çmimin.
Vitin 2023 çmimin “Nobel” për letërsi e fitoi shkrimtari norvegjez JunFose. Në atë çast kjo shkaktoi befasi për arsye se pretendues të tjerë konsideroheshin favoritë.
Çmimi ndahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së kimistit, shpikësit, filantropit, kozmopolitit dhe industrialistit suedez, i cili parapëlqente ta quante veten bamirës të njerëzimit, AlfredBernhardNobel(Stokholm, Suedi, 21.10.1833 – Sanremo, Itali, 10.12.1896).
Shënim: Në nder të AlfredNobelit është quajtur elementi kimik nobeliji zbuluar në vitin 1956.