Itali– Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në San Tammaro, në provincën e Casertas.
I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar, në lokal deri në orën 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.
Trupi i pajetë u gjet i shtrirë në tokë.
Rrethanat e vdekjes së tij aktualisht janë të mbuluara me mister, ndërsa policia po vijon hetimet.
Hetuesit po mbledhin dëshmi dhe po verifikojnë çdo detaj që mund të japë pista për ngjarjen tragjike.
Trupi i të riut, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të vlerësuar nëse përfshihen elementë të natyrës kriminale.
Autopsia do të jetë vendimtare për të dhënë sqarime mbi këtë çështje./vizionplus.tv