Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 30 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë euro, pasi janë kapur me 1 kg kokainë në Belgjikë.
Dy shqiptarët po lëviznin me shpejtësi, çka tërhoqi vëmendjen e policisë. Policia ndaloi dhe kontrolloi të dyshuarit, ku iu gjetë një qese me 1 kilogram kokainë nën një nga sediljet e makinës
“Automjeti i tyre ishte me shpejtësi 160 kilometra në orë dhe ndërronin vazhdimisht korsi”, tha policia.
Gjykimi do të vijojë me një vendim përfundimtar më 18 nëntor.