Ballina Aktualitet “Drejtuan armët”, flet dëshmitari okular i arrestimit të Metës: Ishin kriminelë, jo...

“Drejtuan armët”, flet dëshmitari okular i arrestimit të Metës: Ishin kriminelë, jo policë

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peci, në një lidhje direkte për emsionin “Quo Vadis” dha detaje të aksionit që prangosi Ilir Metën.

Ai theksoi se Meta u arrestua nga kriminelë dhe jo policë, ndërsa pretendoi se iu është drejtuar arma.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Blushi, ne po arrijmë të identifikojmë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në aksion, një pjesë e tyre janë me rekorde kriminale dhe ne po përgatisim një dosje që do e dorëzojmë, do bëjmë denoncimin tonë.

Ato nuk janë pjesë e BKH dhe as e Operacionales, ato janë amatorë po ta shikosh. Si mund të vijë një polic aty dhe të drejtojë armën drejt ish-presidentit, Ilir Meta. Pse duhet të vinin me maska dhe të armatosur? Fare, nuk kemi bërë rezistencë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai tregoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me kreun e Partisë së Lirisë që nga arrestimi i tij.

“Nuk kam pasur kontakt sepse nuk lejohet. Pa plotësuar orarin, 72 orë, vetëm avokati lejohet.

Sot ishte ditë shumë e ngarkuar, vazhdojmë të jemi ende në zyrë.

I çova disa ushqime, sende personale, ujë, gjëra, derisa doli edhe në media, ishin edhe mediat prezente e panë se çfarë i çova”, shtoi ai./vizionplus.tv