Policia spanjolle ka arrestuar në aeroportin Manises, në Valencia, një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge.
Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Belgjika, pasi akuzohet se i kishte dhënë informacione një organizate kriminale për të kryer vrasje.
Shqiptari po udhëtonte nga Shqipëria drejt Spanjës, bëjnë me dije mediat vendase.
Ai u ndalua nga autoritetet spanjolle në aeroport ku u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge.
I arrestuari i përkiste një organizate të rrezikshme kriminale dhe në janar 2022 ka dhënë informacion dhe ka kontribuar në vrasjen e një personi me armë zjarri, kur ai do të hynte në shtëpinë e tij në Belgjikë.
Për këto ngjarje ky person është dënuar me burgim të përjetshëm dhe tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge. /vizionplus.tv