Ballina Top Lajm U nda nga jeta profesoresha e Universitetit të Tetovës, dedikimet prekëse të...

U nda nga jeta profesoresha e Universitetit të Tetovës, dedikimet prekëse të mikeshave për Flamure Ibraimin

Ka ndërruar jetë në moshë të re profesoresha e matematikës në Universitetin e Tetovës, Flamure Ibraimi. Mësohet se ajo ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.Miq dhe familjarë kanë shpërndarë lajmin e dhimbshëm, kurse Universiteti i Tetovës ka dërguar telegram ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi
Me dhimbje të thellë e mësova lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës sonë të nderuar Flamure Ibrahimi – Sadiku. Humbja e saj është e pazëvendësueshme për studentët dhe për të gjithë kolegët. Profesoresha Flamure nuk ishte thjesht një pedagoge e shkëlqyer dhe një profesioniste e palodhur, por edhe një njeri me shpirt të pastër, që përhapte dashuri, durim dhe besim në çdo auditor. Me përkushtim dhe dashuri të rrallë për studentët dhe punën e saj, ajo i frymëzonte ata çdo ditë, duke u bërë një model i papërsëritshëm për të gjithë.
Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që ndiejmë për humbjen e saj, por mirënjohja mbetet e pafund për gjithë kontributin e saj të vyer që e ka dhënë për Universitetin e Tetovës!
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Saj.
Rektori i Universitetit të Tetovës,
Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Flamure, do të më mungosh jashtëzakonisht shumë! Në fakt, aq shumë, sa do të mbetej një zbrastësirë e madhe në shpirt, që askush nuk do të mund ta plotësonte!
Ishe matematikane, dhe me të panjohurat e kishe lehtë, por fatkeqësisht, me këtë sëmundje të panjohur, as bota nuk po mundet t’ia dalë!
Kunata në fakt është fat, sepse nuk e zgjedh sikur shokun, por edhe sikur të kisha mundësi të zgjedhja, beso që kurrë nuk do të mund të zgjidhja një person më të afërt, më të dashur, më pozitiv dhe më të edukuar se ti! Ti ishe një dhuratë e Zotit për mua!
Na le të tronditur dhe me shumë lot që kurrë nuk do të thahen, por shumë krenarë që të patëm, sado shkurt e sado shpejt që na le!
Beqos do t’i mungojë dashuria dhe mirësia jote e cila ishte specifike dhe e përsosur, si një nënë intelektuale, ndërsa Benit një bashkëshorte ashtu siç ishe!
Pusho e qetë në parajsë. Ne do të të kujtojmë deri në takimin e ardhshëm!
Të përqafoj!

Sot iku ne boten e amshueshme shoqja jone Flamure Ibraimi!
Flamurja jone qe kishte zerin si te bilbilit, Flamurja qe bente pikturat me te bukura, Flamurja qe qendiste esete me te mira ne klase! Ajo edhe pse ishte nje shpirt artisti vendosi te sfidoje veten ne boten e numrave dhe ia doli, doktoroi ne shkencat e matematikes!
Flamure duke ditur shpirtin tend luftarak kam besuar se do ta sfidosh edhe semundjen qe te kaploi, por sot te gjithe mbetem te zhgenjyer nga lajmi i trishte qe morem. Qofshe e parajses shoqe!

Ditë e zymtë sot! Profesoresha dhe mikja ime më e mirë Flamure Ibraimi , ndërroi jetë!
Na le vetëm profesoreshë, na e dogje shpirtin!
Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe, qofsh dritë e parajsës!
Kujtimi për ty do të jetë i përjetë!