Ballina Kronika Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Itali

Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me burg, pasi akuzohet për ngacmim seksual, plagosje me qëllim  dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas  medieve italiane, në muajin korrik, i riu pasi kishte konsumuar shumë alkool, ka nisur të ngacmojë seksualisht gratë në një festë.

Gjithashtu ai pak muaj më parë, ka detyruar një vajzë të pinte një pije alkoolike që e bëri të humbiste ndjenjat. Kur u zgjua e gjeti veten në një situatë abuzive.

28-vjeçari shqiptar gjithashtu është kapur shumë herë me posedim të lëndëve narkotike.

Ai tashmë do të vuajë dënimin në burg.