Donald Trump po shkon drejt rrugës së fitores si Presidenti i 47-të i Amerikës, duke mundur kështu kundërshtaren e tij Kamala Harris.
Ishte zyrtari ameikan që lajmëroi se Harris anuloi fjalimin që pritej të mbante pak më parë, por pa dhënë shumë detaje.
Pas njoftimit nga bashkë-kryetari i fushatës Cedric Richmond, turma u zhduk nga selia e Harris. Atmosfera e ngjashme me festën e disa orëve më parë në Hoëard u zbeh pasi dy shtete të lëvizjes shpallën fitoren e Trump.
Nga selia e Harris, mbledhësi i fondeve demokrate Lindy Li tha për BBC se është shumë e zymtë atmosfera pas rezultateve.
Trump ka triumfuar në Pensilvaninë, Karolinën e Veriut dhe Georgian dhe ka marrë epërsinë ndaj Kamala Harris në shumicën e katër shteteve të tjera të fushëbetejës që vendosin fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Siç pritej, Trump ka përfshirë bastionet konservatore nga Florida në Idaho, ndërsa Harris fitoi shtete liberale nga Nju Jorku në Kaliforni.