Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka shkarkuar këtë të mërkurë ministrin e Financave, Cghristian Lindner.
Vendimi vjen pas disa javë përplasjeve mes partive të koalicionit socialdemokratëve të Scholz dhe demokratëve të lirë të Lindner dhe të Gjelbërve.
Mediat raportojnë se ky shkakrim ka thelluar edhe më tej krizën në qeverisjen gjermane.
“Vendimi i Schopz erdhi gjatë një takimi të figurave të larta nga të tre partitë ideologjikisht të ndryshme në qeveri”, zëdhënësi i Scholz, Steffen Hebestreit.
Lindner kishte propozuar reforma gjithëpërfshirëse për të nxitur ekonominë e trazuar gjermane, të cilën dy partitë e tjera e kundërshtuan. Ai kishte paralajmëruar vazhdimisht për “një vjeshtë vendimesh” ndërsa bisedimet e vështira për buxhetin u afruan.
Zëvendës kancelari Robert Habeck i të Gjelbërve kishte paralajmëruar se zgjedhjet presidenciale në SHBA, problemet ekonomike të Gjermanisë dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme e bëjnë këtë “kohën më të keqe për dështimin e qeverisë”.
E përditshmja Bild raportoi se të mërkurën ai u tha palëve të tjera se bisedimet e ditëve të fundit kishin treguar se nuk kishte bazë të mjaftueshme të përbashkët për politikën ekonomike dhe financiare.
Lindner kishte argumentuar se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA kishte bërë një kthesë ekonomike edhe më urgjente. Gazeta shtoi se Lindner kishte sugjeruar që partitë të thërrasin zgjedhjet e reja në fillim të vitit 2025, por Scholz e kishte refuzuar propozimin.
Nëse konfirmohet, kjo do të sugjeronte që Social Demokratët dhe të Gjelbrit do të kërkojnë të qëndrojnë në pushtet si një qeveri e pakicës deri në zgjedhjet e planifikuara në shtator 2025.