I riu nga Shkupi ka rrahur gruan e tij në shtëpinë e tyre në lagjen Kisella Vodë.
– Sot në ora 03:40 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë ndaluar personin me inicialet L.Ll. (21) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht në banesën familjare bashkëshorten e tij 19-vjeçare në zonën e Kisella Vodës, ku ka vepruar në kundërshtim me Vendimin për masa të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje, njoftoi MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës./TetovaNews