Shoferi nga Shkupi përplas dhe plagos rëndë gruan, ia mbath nga vendi i aksidentit
„Më datë 08.11.2024, në ora 08.20, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ dhe „13 Nëntori“ në Shkup, makina e tipit „Citroen“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi me inicialet J.B. (57 vjeç) nga Shkupi, ka përplasur 59-vjeçaren me inicialet D.D. nga Kavadarci dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton policia, transmeton Tetova News.
“Në këtë aksident D.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, shton policia, ndërsa informon se ekipi nga SPB Shkupi ka bërë kontroll të vendit të aksidentit.