Personi në foto është 30-vjeçari Klaudio Prendi, i cili u ekzektutua me armë zjarri pak pas mesnate, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:36, ndërsa burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se Prendi u qëllua 5 herë me silenciator.
Mësohet se autorët lëviznin me një makinë tip “Audi” e cila u gjet e djegur rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës.
Ndërsa viktima lëvizte me një makinë tip “G Class” e cila u bë shoshë nga plumbat.
Prendi u dërgua në spital me makinën e vet, por fatkeqësisht nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Mësohet se Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Policia njoftoi se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar./vizionplus.tv