Ballina Kronika Dy shqiptarë të arrestuar në Itali, njëri prej tyre me të kaluar...

Dy shqiptarë të arrestuar në Itali, njëri prej tyre me të kaluar kriminale deportohet në Shqipëri

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni antidrogë në Mantova. Mediat italiane raportojnë se dy 31-vjeçarët shqiptarë dyshohen të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Një nga të arrestuarit është deportuar në Shqipëri, pasi ndaj tij rëndonin një sërë akuzash, ndërsa tjetëri është dëguar në burg, pasi rezultonte i dënuar në Itali në lidhje me disa krime.

Sipas medaive italiane 31-vjeçari që u deportua drejt Shqipërisë mbrëmjen e së mërkurës (ditë dhe kur u arrestua) rezultonte i skeduar për trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje.

Ai u shoqërua në aeroportin Catullo në Verona, nga ku i shoqëruar nga stafi i Policisë së Shtetit të Mantovës, u hipën në një fluturim për në vendin e tij të origjinës.

Aksioni është shtirë në të gjithë rajonin e Reggio Emilia, djuke aktivizuar edhe qentë antidrogë. Emrat e shqiptarëve nuk u publikuan, teksa kontrollet vijojnë ende dhe gjatë kësaj jave janë goditur disa grupe të ndryshme ekstrakomunitare në këtë rajon, për trafik narkotikësh dhe krime të tjera.

Autoritetet e kanë cilësuar dukurinë e kthyer në shqetësim për banorët, si “krim i përhapur”. “Veçanërisht, aktivitetet u zhvilluan në Piazza Mondadori, Largo Pradella dhe kopshtet Tazio Nuvolari dhe u shtrinë gjithashtu në Piazza Cavallotti, Piazza 80 Fanteria, stacioni hekurudhor, kopshtet Valentini, Via Bonomi dhe Via Bettinelli. Gjithashtu, kontrollet specifike vazhduan në zonat e grumbullimit më të madh të të rinjve, në mbrëmje dhe gjatë natës, me qëllim parandalimin e situatave dhe krimeve të rrezikshme”, shkruan “Prima di Tutto Mantova”.