Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane.
Shqiptari u kap në Marcianise. 34-vjeçari është përgjegjës për grabitjen e një të moshuari në verën e vitit 2023.
Sipas medieve të huaja, ai u tradhtua nga xhaketa reflektuese që kishte humbur gjatë arratisjes së tij, në të cilën u gjetën gjurmët e tij biologjike.
Shqiptari sëbashku me një person tjetër kishin hyrë në shtëpinë e të moshuarit duke e kërcënuar me me kaçavidë dhe mjete të tjera të ftohta. Më pas i grabitën 14 mijë euro që i moshuari i mbante në shtëpinë e tij.
Shqiptari u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere në dispozicion të prokurorisë së Rovigos. /vizionplus.tv