Ballina Kronika Gruaja nga Drenasi vdes pas një komplikimi gjatë lindjes

Gruaja nga Drenasi vdes pas një komplikimi gjatë lindjes

Festina Bujupi-Shala, një grua e re nga Drenasi, nuk ka arritur të mbijetojë nga një lindje e komplikuar dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi mortor bashkëshorti i saj Gentrit Shala.

Shala ka thënë se Festina ndërroi jetë pas lindjes së vajzës.

“Ju njoftojm te gjith shokve miqve dhe dashamirve qe sot ne oret te para te mengjesit ndrroj jet Gruja ime Festina Shala e cila pas nje komplikimi te madh pas lindjes nuk arriti te ia del luftes me jet a vdekje zoti e dashti shum dhe e morri e priti nje vajz 9 vite por nuk mundi ta gezoj”, shkroi ai në një njoftim.

Në një reagim tjetër, familjarët e Festina Shala-Bujupit kanë njoftuar se ajo do të varroset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Komoranit, Komuna e Drenasit.